Meta gjobitet me 390 milionë euro, dyshohet se përdori të dhënat e përdoruesve

Meta është gjobitur me 390 milionë euro, pasi dyshohet se ka përdorur të dhënat e përdoruesve dhe ka shkelur rregullat e BE-së lidhur me të dhënat në rrjete sociale

Ilustrim

Meta është gjobitur të mërkurën vonë me 390 milionë euro, pasi dyshohet për shkeljen e rregullave të BE-së për të dhënat.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave ka thënë se mënyra se si Meta ka kërkuar leje për të përdorur të dhënat e njerëzve për reklama në Facebook dhe Instagram ishte e paligjshme.

Meta, e cila zotëron të dyja platformat, ka tre muaj kohë për të ndryshuar mënyrën se si merr dhe përdor të dhënat për të synuar reklamat, shkruan BBC.

Meta është shprehur se është i zhgënjyer dhe synon të apelojë, duke theksuar se vendimi nuk pengon reklamimin e personalizuar në platformat e tij.

Ndërkaq, aktivistët e privatësisë kanë thënë se Meta duhet t’u japë përdoruesve zgjedhje reale se si përdoren të dhënat e tyre për të synuar reklamat në internet.

Ndryshe, Meta në nëntor të vitit 2022 është gjobitur me 265 milionë euro nga DPC, për shkelje te të dhënave personale të qindar miliona përdoruesve të Facebook-ut të publikuara në internet.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika