Meta kritikon Pecin: Fokusi i tij ka qenë vetëm te grantet dhe subvencionet – Osmani u zhgënjye nga ai e Gërvalla

Deputeti Burim Meta ka bërë kritika ndaj bashkëkryetarit të partisë “Guxo” dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e partisë dhe dikasterit që ai udhëheq.

Në Debat Plus, Meta theksoi se Peci ka dëmtuar rëndë partinë “Guxo” teksa ka shtuar se në Ministrinë e Bujqësisë është përqendruar vetëm në menaxhimin e granteve dhe subvencioneve.

“Edhe këtë vetëm për t’i mbajtur interesat e tyre brenda kësaj strukture, këtij kapaciteti të madh të VV-së kanë rrënuar gjithçka. Në secilin takim zoti Peci ka trumbetuar se unë do të jem i fundit në Guxo, ai budallai i fundi në Guxo po se ju të gjithë largohen… është i vetmi person i cili më së shumti ka dëmtuar partinë Guxo. Tërë kohën na ka lodhur se si unë me subvencione me grante. Ai i ka tri katër dikastere brenda ministrisë dhe fokus i tij ka qenë vetëm aty ku janë grantet dhe subvencionet. Pylltarinë e gjerat e tjera janë të rrënuara”, ka thënë Meta.

Meta e krahasoi rolin e presidentes Vjosa Osmani në partinë “Guxo” me atë të Ibrahim Rugovës në LDK, duke theksuar se Osmani është e zhgënjyer me Gërvallen e Pecin.

“Jashtëzakonisht shumë (e zhgënjyer me Pecin e Gërvallen). Edhe jo vetëm me ata dy. Vjosa Osmani është për partinë Guxo, si Ibrahim Rugova për LDK-në”, ka shtuar Meta.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika