Meta për nisjen e negociatave: Ditë e shkëlqyer për vendin, por e vonuar

Një ditë të shkëlqyer për Shqipërinë, por të vonuar, e ka konsideruar presidenti aktual i Shqipërisë Ilir Meta vendimin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave të Shqipërisë

Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë konferencës për media, më 19 korrik

Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përgëzuar vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur zyrtarisht procesin e negociatave me Shqipërinë.

Në një konferencë për media, kreu i shtetit tha se kjo është ditë historike për shqiptarët dhe për rajonin. Së bashku me urimin e tij përcolli edhe mesazhin për institucionet duke u bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kanë.

Sipas tij, kjo ditë është e vonuar por prapëseprapë e shkëlqyer, dhe se është në dorën e tyre që ky proces të zgjasë 30-të apo më shumë vjet.

“Përshëndes vendimin strategjik të BE-së për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian. E sotmja, edhe pse një ditë e vonuar, është një ditë e shkëlqyer për Shqipërinë. Iu bëj thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen. Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 30 apo më shumë vjet”, ka thënë Meta.

Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë konferencës për media, më 19 korrik

Po ashtu, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE). Sipas tij, rruga evropiane është e vetmja që garanton që Shqipëria të ketë atë begati, që qytetarët e kërkojnë në vendet perëndimore.

“U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të na dekurajojnë dhe ta minojnë të ardhmen evropiane. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ia vlen çdo përpjekje e sakrificë, sepse është e vetmja rrugë që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë paqen e begatinë që bashkatdhetarët tanë e kërkojnë në Francë, Gjermani e Britani dhe vende të tjera”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, pas hapjes së negociatave për fillimin e anëtarësimit të Shqipërisë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e tyre ndaj Shqipërisë.

Rama pas hapjes së negociatave falënderon Gjermaninë dhe Francën

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika