Meta: Të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme
Ish- presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kishte marre pjesë në protestën për Jonadën, ku kishte kërkuar dorëheqjen e ministrave dhe kreut të Bashkisë ku ndodhi ngjarja e cila kishte ndodhu ngjarja tragjike në plazhin e Potamit në Himarë ku e vogla ishte goditur nga një skaf. Tutje Meta ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin […]
Ish- presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kishte marre pjesë në protestën për Jonadën, ku kishte kërkuar dorëheqjen e ministrave dhe kreut të Bashkisë ku ndodhi ngjarja e cila kishte ndodhu ngjarja tragjike në plazhin e Potamit në Himarë ku e vogla ishte goditur nga një skaf.
Tutje Meta ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë masive në protestë.
“Të rrisim përgjegjësinë dhe të mblidhemi të gjithë, që kjo situatë papërgjegjshmërie të marrë fund dhe të mbrojmë fëmijët e shqiptareve dhe atdheun nga një klikë e papërgjegjshme”, ka thënë Meta.
Qytetarët duhet të shumëfishojnë vrullin, intensitetin e protestës në mënyrë që “të vrasin frikën dhe të triumfojë liria”.
Sepse “familjet shqiptare janë në gjendjen më të rëndë nga ana ekonomike, nga problemet sociale, sa shumë të rinj të prekur nga fenomeni i drogës” ka shtuar ai.
Sipas Metës, zgjidhja është protesta, dorëheqja e gjithë ministrave përgjegjës dhe kryetarit të Bashkisë ku ka ndodhur ngjarja ose shkarkimi i tyre.
“Vetëm pak kohë më parë dy qytetarë u plagosën në Jalë, në rrethana të ngjashme dhe shumë aksidente të tjera” kjo sipas Metës dëshmon se kemi të, “bëjmë me një bandë, është e qartë. Kjo është ngjarje e përsëritur. Mjafton rasti i të riut Rasha, se si u vra, si mund të vritet një të ri, që shkon e blen cigare. Se si fabrikuan lajmet se ishte me armë”./A2 CNN















