Meta: z. Bajram Begajt do t’i uroja suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë ka takuar të premtën e 10 qershorit presidentin e ri të Shqipërisë Bajram Begajn, i cili do të marrë detyrën zyrtare më 24 korrik

Takimi i Ilir Metës dhe Bajram Begës

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë ka njoftuar të premtën e 10 qershorit ka njioftuar përmes një postimi në Facebook se ka pasur një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në npostimin në Facebook, Ilir Meta i ka uruar Begajt suksese në detyrën e lartë të kreut të shtetit.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, z. Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Meta në Facebook.

Pamje të takimi

Të enjtën e 9 qershorit, Begaj është takuar në Pallatin e Brigadave me ish-presidentët e vendit, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Bajram Begaj do të marrë detyrën zyrtare kur të përfundojë mandati i Ilir Metës, më 24 korrik.

 

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika