Metushi-Krasniqi kritikon tenderët njëburimorë: Janë të kurdisur dhe pa arsyetim
Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës, Diana Metushi-Krasniqi ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e përdorimit të tenderëve njëburimorë , duke i cilësuar ato si “tenderë të kurdisur” dhe duke theksuar se nuk kanë asnjë arsyetim të qartë. Në “Debat Plus”, njohësja e procedurave të prokurimit argumentoi se, edhe pse procedurat e kontratave […]
Hulumtuesja në Institutin Demokratik të Kosovës, Diana Metushi-Krasniqi ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vazhdimin e përdorimit të tenderëve njëburimorë , duke i cilësuar ato si “tenderë të kurdisur” dhe duke theksuar se nuk kanë asnjë arsyetim të qartë.
Në “Debat Plus”, njohësja e procedurave të prokurimit argumentoi se, edhe pse procedurat e kontratave të mbyllura janë përdorur me shpallje të arsyeshme gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë, në vitet pasuese, ato janë aplikuar pa ndonjë justifikim të vlefshëm.
“Të dhënat nuk janë publikua ende si raport i përmbledhur i KRPP-së. Edhe pse edhe në vitin 2024 kemi parë një trend të vazhdueshëm të shfrytëzimit të kontratave të mbyllura. Kontrata me negocim, pa publikim paraprak. Është shqetësuese fakti se gjatë gjithë kësaj historie, arsyetohet shfrytëzimi i kësaj procedure vetëm në vitin 2020, sepse vetëm atëherë kishim të bënim më një urgjencë, kishim Covdin. Kishim një situatë tjetër në gjithë globi dhe kishte nevojë dhe furnizim të përshpejtuar. Ndërsa për secilin nga vitet në vijim asnjëherë nuk mund të gjejmë një arsyetim për përdorimin e kësaj procedure të mbyllur
Un nuk do e quaja procedurë njëburimore, do e quaja procedurë e kurdisur. Sepse mund të ketë më shumë se një ofertë, por ne si publik nuk e shohim deri në momentin kur nënshkruhet. Andaj termi adekuat sipas pikëpamjes sime është tenderë i kurdisur sesa kontratë një burimore”, ka thënë Metushi-Krasniqi.
Metushi-Krasniqi e ka vlerësuar përdorimin e këtyre tenderëve si një praktikë të shfrytëzimit të kontratave të mbyllura, duke theksuar se gjatë gjithë këtij periudhe nuk janë paraqitur raporte të detajuara për arsyetimin e përdorimit të këtyre procedurave. Ajo ka pohuar se, përkundër numrit të ofruesve të mundshëm që mund të jenë përfshirë në këto tenderë, publiku nuk ka pasur mundësi të shohë përzgjedhjen e ofertave deri në momentin e nënshkrimit të kontratës, duke e quajtur këtë një procedurë të “kurdisur” dhe jo një tender të hapur dhe të drejtë.
Kritika e Metushi-Krasniqi u përqendrua edhe në faktin se vitin e kaluar, dhe vitet para tij, nuk ka pasur ndonjë urgjencë të arsyetuar që mund të justifikonte përdorimin e tenderëve njëburimorë, duke kërkuar që këto procedura të rishikohen dhe të shndërrohen në një proces më transparent dhe të përgjegjshëm.
Përmbledhje e shkurtër:
Diana Metushi-Krasniqi ka kritikuar vazhdimin e përdorimit të tenderëve njëburimorë në Kosovë, duke i cilësuar ato si “tenderë të kurdisur” dhe pa arsyetim të qartë pas vitit 2020. Ajo theksoi se gjatë periudhës pas pandemisë, nuk ka pasur nevojë urgjente për përdorimin e këtyre procedurave dhe ka kërkuar transparencë më të madhe në përzgjedhjen e kontratave publike.















