Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, janë përplasur ashpër për gjendjen e shëndetësisë në vend.
Në “Debat Plus”, Ismaili akuzoi Konjufcën se po heshtë përballë korrupsionit që sipas tij po ndodh në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.
“Vlerësimi i Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian për Kosovën, kur ka qenë Uran Ismaili ministër e ka përdorur korrupsion endemik, sikur me tu bë sëmundje korrupsioni, e ky thotë se Kosova është bërë më keq”, u shpreh Konjufca.
Ismaili iu kundërpërgjigj Konjufcës duke i thënë se ‘po të blihet korrupsioni e s’po të ndëgjohet zëri.
Konjufca, në anën tjetër, u shpreh se po të ndodhte kjo Ismaili ‘mezi do të priste ta dërgonte këtë në Prokurori’.
“Paterica po shitet 130 euro e që në realitet kushton 20 euro, e kjo është duke u hetuar”, u shpreh Ismaili.