“Mezi presim të punojmë së bashku”, Hovenier takohet me Malajn

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka takuar ambasadorin e ri shqiptar në Kosovë, Petrit Malajn. Ata presin me padurim të punojnë së bashku dhe e mbështesin integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është takuar me ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.

Hovenier ka thënë se me Malajn ka synim që të bashkëpunojë për ta mbështetur Kosovën për në rrugën euroatlantike

“Mezi presim të punojmë së bashku. Ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe Euroatlantike”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, Hovenier e ka pritur ngrohtë homologun e tij nga Shqipëria duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë.

“Mirëseardhje e ngrohtë në Kosovë ambasadorit të Shqipërisë Petrit Malaj”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika