MF-ja nuk i ktheu përgjigje komunës së Gjakovës për tatimin në pronë

Një komunë tjetër që kishte kundërshtuar rivlerësimin e pronave që e kishte bërë Ministria e Financave, kanë treguar se që nga nëntori kjo ministri nuk u ktheu kurrë përgjigje në kërkesat e tyre. Në Komunën e Gjakovës, qytetarët shprehen të mllefosur me këtë vendim

Tatimi ne prone

Është afër daljes në pensionit por  Ded Balaj nga Gjakova , vetëm disa muaj para se t’i mbush 65 vjet, iu shtua edhe një barrë.

Pos shpenzimeve të tjera të shumta, tani do të paguajë më shumë edhe për tatimin në pronë.

Për më tepër, ai tregon se vazhdimisht i kanë ardhur faturat për shtëpinë e tij por që është e djegur nga lufta e fundit.

Ded Balaj, qytetar nga Gjakova ka thënë se“ Vlera është jashtëzakonisht e lartë duke I llogaritur pagat  e ulta, ato nuk merren fare parasysh. Unë jam ankua pasi e kom pas objektin e djegur dhe tash e 20 vite me kanë ardh faturatë për atë objekt. S’kom pas të ardhura me i pague deri tash”.

Të papërballueshme këtë ngritje të çmimit të tatimit në pronë, e konsiderojnë edhe gjakovarë të tjerë.

Pjeter Mualaj, qytetar nga Gjakova ka thënë se “ Kjo vlera e tatimit në cdo shtet ka tatim por edhe këta duhet të I shohin pak popullin dhe ti rrisin pagat se më këtë pension është problem, me ka ardhë më rritje, po nuk është e përballueshme”.

“ Kjo është e papërballueshme sidomos për mjtët që I posedon popullata. Është dashtë që paraprakisht të informohet popullata për vendim të tilla. Në mbledhjen e ardhshëm të Kuvendit duhet të diskutohet kjo çështje” ka deklaruar Masar Haxha, qytetar i Gjakovës.

E Komuna e Gjakovës ishte njëra nga vetëm tri komunat që kishin reaguar në nëntor ndaj njoftimit të Ministrisë së Financave për vlerësimin e pronave.

Drejtori për Buxhet dhe Finavca në komunën e Gjakovës, Durim Halilaj, ka treguar për televizionin se MF-ja i kishte njoftuar në fund të tetorit për vendimin.

“ Me të parë rivlersimin e pronës ne e kemi parë se do të ketë dyfishim të tatimit. Shkresën e  kemi marr përmes emailit më 31 tetor të vitit 2022n. Në  nëntor të vitit 2022, kryetari I Komunës I ka dërguar shkresë Ministrisë së Financave që të rishikoj poashtu dhe ti rivlerësojnë vlerat për tatimin në pronë. Nuk kemi marrë një përgjigje nga Ministria  Financave dhe më të drejt qytetarët janë të indinjuar më këtë rritje” ka thënë Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Gjakovës, Durim Halilaj.

Në shkresën e tyre, Halilaj tregon se nga Ministria e Financave kërkuan që të vazhdohet me vlerësimin e pronave të vitit 2019.

Kundër këtij vendimi për rivlerësim, ishin edhe Komuna e Kaçanikut dhe ajo e Vushtrrisë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika