Michael Masi largohet përfundimisht nga FIA 

Michael Masi, është larguar sot zyrtarisht nga të gjitha pozitat që kishte në Federatën Internacionale të Automobilizmit, për arsye të jetë më afër familjes

Michael Masi

Drejtori i garës më i përmendur në histori të Formula 1, Michael Masi, është larguar sot zyrtarisht nga të gjitha pozitat që kishte në Federatën Internacionale të Automobilizmit.

Pasi në fillim të vitit ai ishte larguar nga pozita e drejtorit të garës – duke marrë një pozitë tjetër brenda FIA-s, ai tashmë ka vendosur që të largohet zyrtarisht.

Në njoftimin e nxjerrë thuhet që “FIA konfirmon që Michael Masi ka vendosur të largohet nga institucionet jonë dhe të rivendoset në Australi në mënyrë që të jetë më afër familjes dhe të ketë sfida të tjera në jetë”.

Michael Masi ishte drejtor i garës në sportin më të shpejtë në botë, Formula 1, për tre vite, pasi u emërua në krye të detyrës pas vdekjes së Charlie Whiting.

Deri në fund të sezonit që lamë pas, Masi ishte një ndër drejtorët e garës që nuk bëri shumë bujë – por pas garës së Abu Dhabi-t, emri i tij u bë aq i përmendur sa që në një pikë krahasohej me Hamilton dhe Verstappen.

E pikërisht vendimet e tij në garën e fundit të Abu Dhabi-t, ku Verstappen tejkaloi Hamiltonin në xhiron e fundit për të fituar titullin, e bën atë temë në F1.

Sipas shumicës, vendimet e tij ishin shumë kontroverse dhe shkatërruan rrjedhën e një super sezoni 2021 – por gjithsesi plot drejtues skuadrash kanë dal në mbrojtje të Masi-t pasi sipas tyre vendimi i tij ishte i duhur për momentin ku ndodhej gara.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika