Michel: E ardhmja do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se e ardhmja e brezave të rinj do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian

Kryeministri Edi Rama dhe Charles Michel





Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, e ka quajtur moment të rëndësishëm dhe emocionues.

Gjatë hyrjes së tij në samitin e BE-së në Tiranë, Michel është shprehur i bindur që e ardhmja e “fëmijëve tanë” do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda Bashkimit Evropian.

“Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që e mbajmë një samit këtu, jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt, më e begatë me BP brenda BE-së”, ka thënë ai.

Michel ka folur edhe për marrëveshjen për tarifat Roaming, që prite të nënshkruhet gjatë këtij samiti.

Ai ka theksuar se kjo është një arritje konkrete në përputhje me atë që është diskutuar në Brdo një vit më parë.

Tjetër element është mbështetja që duan t’i sjellin Ballkanit në raport me krizën energjetike.

“Kjo tregon angazhimin tonë për të forcuar integrimin, bashkëpunimin me rajonin”, shtoi ai.

“Kemi punuar shumë muajt të fundit për të shënuar përparime, për të pasur bashkëpunim më të madh me BP dhe dua ta përsëris që ne jemi shumë të bindur që e ardhmja e Evoprës dhe e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me BP pjesë të Evropës”.

Fjalën e tij e përfundoi duke thënë se progresi dhe reformat janë të nevojshme, dhe sipas Michel, gjithsecili duhet t’i përmbushë përgjegjësitë e veta.

“Kjo është një etapë konkrete e afrimit me rajonin”.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika