Michel për tensionet Kosovë – Serbi: Nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim

"Nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng, zgjidhja mund të jetë më e dhimbshme se reforma, por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës të ju vjedhin të ardhmen", ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Fotografi nga arkivi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, teksa ka folur gjatë Samitit në Procesin e Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se konfliktet në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhen pengesë për integrim të palëve në BE.

“Në BE, zgjerimi është proces që do të mbetet gjithmonë i bazuar në meritë, duhet të nisë, gjërat duhet të lëvizin nëpërmjet bërjes së reformave. Nuk mund të lëmë konfliktet dypalëshe të na mbajnë peng, zgjidhja mund të jetë më e dhimbshme se reforma, por duhet bërë. Mos i lini fantazmat e së shkuarës të ju vjedhin të ardhmen. Tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë e kanë sjellë sërish këtë në vend të parë”, ka deklaruar Michel.

Ai ka thënë se palët të jenë gati që deri më 2030 të ndodhë zgjerimi.

“Duhet të jemi gati deri më 2030 që të zgjerohemi, kemi pritur që një kohë të gjatë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus te e ardhmja”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika