Mickoski: Çdo qytetar meriton qasje në barnat që i nevojiten

Çdo qytetar meriton qasje te barnat që i nevojiten për jetë cilësore, porositën sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Hristijan Mickoski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, gjatë fjalimit të tyre në aktivitetin e organizuar me rastin e politikave shëndetësore, kanë thënë se duhet zgjeruar listën e barnave esenciale.

Ata gjithashtu kanë folur edhe për sfidat në institucionet e shëndetësisë.

“Qasja në barna cilësore nuk është vetëm prioritet, por përcaktim bazë i Qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të ardhmes më të shëndetshme”.

“Duhet të përforcohet bashkëpunimi ndërmjet të gjitha institucioneve nga fusha e shëndetësisë. Veprimi i përbashkët do të sjellë zgjidhje të qëndrueshme”, tha Mickoski.

Sipas ministrit Taravari, Qeveria premtoi se do ta përmirësojë qasjen në barna cilësore dhe atë po e realizon.

Në pjesën e hapur të ngjarjes fjalime hyrëse do të kenë edhe drejtoresha për politika shëndetësore dhe sisteme në zyrën rajonale të OBSH-së për Evropë, Natasha Azopardi Muskat dhe përfaqësuesi i OBSH-së për Maqedoninë e Veriut, Akim Ali.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika