Mickoski: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo kohë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, u pyet sot nga gazetarët nëse mund të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai tha se synim është që kjo qeveri ta kryej mandatin e plotë, mirëpo si parti janë gati në çdo kohë për zgjedhje të reja.

“Ne synojmë një mandat të plotë, domethënë katër vjet. Tani, nëse ka forca politike dhe një shumicë në Parlament, OBRM-PDUKM është gati të shkojë në zgjedhje në çdo kohë”, deklaroi Mickoski.

Pyetja e gazetarëve erdhi pas disa anketave virale të publikuara sot nga disa parti në pushtet dhe opozitë, ku sipas shifrave OBRM-PDUKM kishte përkrahje dukshëm më të madhe se LSDM, si dhe BDI përkrahje më të madhe se VLEN-i./Telegrafi

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika