Miftaraj ironizon me VV-në, thotë se duhet ta bëjë një ligj me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje(VV) duke thënë se Qeveria Kurt duhet ta formojë një ligj me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtorëve. Më tej ai ka vazhduar ironinë duke thënë se vetëm në këtë Qeveri nuk ka probleme. “Pa […]
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje(VV) duke thënë se Qeveria Kurt duhet ta formojë një ligj me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtorëve.
Më tej ai ka vazhduar ironinë duke thënë se vetëm në këtë Qeveri nuk ka probleme.
“Pa sindikata, pa grevë, pa probleme!. Lëvizja Vetëvendosje me mirë do ishte të filloj hartimin e legjislacionit për ti shpallur të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve”, ka thënë Miftaraj.
“Rrënoftë klasa punëtore në Kinë, Indi dhe anë e kënd botës, përjashto Kosovën”, ka përfunduar ai.
Ndërsa minatorët e Stantergut janë duke e vazhduar ditën e gjatë të grevës, e sikurse ditët që po shkojnë pa një përgjigje nga organet kompetente edhe numri i grevistëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor sot po rritet.
Ekipi i RTV Dukagjini në krye me gazetaren, Vlora Selimi, gjatë ditës së diel e kanë përcjellë grevën nga vendi i ngjarjes, nga ku po raportojnë për gjendjen e minatorëve. Deri më tani vetëm gjatë së dielës rreth gjashtë minatorët janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.















