Miftari jep dorëheqje si këshilltar politik, do ta udhëheqë misionin e Kosovës në Vatikan

Vehbi Miftari, që deri tash ka qenë këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, do ta udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan

Vehbi Miftari, që deri tash ka qenë këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani, do ta udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka njoftuar se këtë detyrë do ta marrë nga 1 shkurti.

”Sot, pas tri vjetësh, angazhimi si këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani e përmbylla angzhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës. E falënderova presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar Miftari.

Ndërsa, në fillim të janarit, presidentja Osmani njoftoi se e ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan. Ajo e pati cilësuar këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika