Milani apo Tottenhami? Derbi në “San Siro”
Milani apo Tottenhami? Kjo është pyetja që do të marr përgjigje sonte në “San Siro-n” legjendar. Me fillim nga ora 21:00 rosonerët do të hyjnë në fushën e gjelbër me vetëm një qëllim: fitoren. Por qëllim të njëjtë kanë edhe londinezët. Vendësit janë me shumë mungesa për shkak të lëndimeve. Florenzi, Bennacer, Maingan dhe Tomori […]
Milani apo Tottenhami? Kjo është pyetja që do të marr përgjigje sonte në “San Siro-n” legjendar.
Me fillim nga ora 21:00 rosonerët do të hyjnë në fushën e gjelbër me vetëm një qëllim: fitoren.
Por qëllim të njëjtë kanë edhe londinezët.
Vendësit janë me shumë mungesa për shkak të lëndimeve.
Florenzi, Bennacer, Maingan dhe Tomori janë jashtë fushës së gjelbër, teksa është rikthyer Zlatan Ibrahimovic, por nuk dihet nëse do të luajë nga minuta e parë.
Në anën tjetër, mungesa të mëdha kanë edhe mysafirët. Bentancur, Bissouma, Sessegnon dhe Lloris janë të lënduar, kurse Hojbjerg mungon për shkak të kartonëve.
Sa i përket formës në kampionatet përkatese, Milani gjendet në pozitën e pestë në Serie A, me 41 pikë të grumbulluara. Njëjtë sa kanë edhe Roma e Atalanta që janë në dy pozitat më lartë.
Në vendin e pestë është edhe Tottenhami në Premierligë, me 39 pikë në total.
Këto dy skuadra janë takuar ndërmjet vete në Ligën e Kampionëve vetëm dy herë. Njëren ndeshja e kishte fituar Tottenhami, kurse tjetra kishte përfunduar me barazim.















