Milani fiton ndeshjen e parë ndaj Napolit, kualifikimi vendoset ndeshjen e radhës
Milani ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Napoli e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Khvicha Kvaratskhelia, por vendasit larguan topin nga vija. Pas tij ishte radha e Piotr Zielinskit, i cili gjuajti nga distanca, por në vend ishte Mike Maignan. […]
Milani ka fituar ndaj Napolit me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Napoli e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar që në start me Khvicha Kvaratskhelia, por vendasit larguan topin nga vija.
Pas tij ishte radha e Piotr Zielinskit, i cili gjuajti nga distanca, por në vend ishte Mike Maignan.
Kuqezinjtë rastin e parë e kishin me Rafael Leoan, por ai gjuajti jashtë porte.
Goli erdhi në minutën e 40-të, kur Ismael Bennacer pas një kundërsulmi arriti të shënojë për 1-0.
Lajmi i keq për Napolin është se Anguissa do të përjashtohet, ashtu si edhe mbrojtësi kryesor Kim për ndeshjen e kthimit në Napoli.















