Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në vitin 1999 në Mal të Zi

Më 18 prill të vitit 1999 mbetën të vrarë 6 persona, të cilët po largoheshin nga lufta në Kosovë për në Mal të Zi, presidenti Jakov Milatoviq, ka kërkuar drejtësi për vrasjet e shqiptarëve të Kosovës dhe ngritjen e një memoriali dinjitoz

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq

Në vendin e quajtur Kalugjerski Laz apo Husaj, më 18 prill të vitit 1999 u vranë civilë shqiptarë nga forcat serbe.

Në këtë vend mbetën të vrarë 6 persona, që po largoheshin nga lufta në Kosovë, e pesë të tjerë mbetën të plagosur.

Kanë kaluar 25 vjet që kur të akuzuarit për këtë krim u liruan me vendim gjykate në vitin 2014.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka kërkuar drejtësi për të vrarët që po kërkonin strehim në Malin e Zi.

“Krimi në Kaluđerski laz, i cili ndodhi sot 25 vjet më parë, përfaqëson një kapitull të errët të historisë sonë, i shënuar nga humbja e jetëve të pafajshme, atyre që kërkuan strehim në vendin tonë,” shkruan Milatoviq.

Milatoviq u ka bërë thirrje organeve kompetente që të zbardhet ky rast.

“Viktimat e meritojnë drejtësinë dhe për këtë arsye u bëj thirrje organeve kompetente që të mos heqin dorë nga vërtetimi i plotë i të vërtetës dhe përgjegjësia e autorëve.”

“Gjithashtu, bëj thirrje për ngritjen e një memoriali dinjitoz që do të nderojë përgjithmonë viktimat, por edhe do të shërbejë si vend mësimi për brezat e ardhshëm,” ka shkruar Milatoviq.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika