Milatoviq: Njohja e pavarësisë së Kosovës, një çështje e përfunduar

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë janë çështje të përfunduara si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Mali i Zi synon të bëhet anëtar i BE-së në katër ose pesë vitet e ardhshme dhe mandati i tij përqendrohet në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara.

Kështu deklaroi Milattoviq në një intervistë për RTV Sllovenia, ku theksoi se Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së në katër ose pesë vjetët e ardhshme.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet ndaj Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian, janë çështje të përfunduara”, ka thënë Milatoviq.

Më tej, ai ka shtuar se mandatin e tij do t’ia kushtojë integrimit të vendit në BE dhe se shpreson se të gjitha subjektet politike do të punojnë në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika