Milatoviq: Nuk i ndajmë të njëjtat pikëpamje me Serbinë për çështjen e Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka deklaruar se nuk i ndan të njëjtat pikëpamje me Serbinë për çështjen e Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nuk i ndan të njëjtat pikëpamje me Serbinë për çështjen e Kosovës.

Siç raporton media serbe “B92”, në një vizitë të zhvilluar të hënën në Serbi, Milatoviqi ka thënë se kjo vërehet me njohjen e Kosovës shtet në vitin 2008.

Ai ka theksuar nevojën për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

Po ashtu, Milatoviq shtoi se Mali i Zi e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Është shumë e rëndësishme që nga adresat më të mëdha shtetërore të fokusohemi në tema që na bashkojnë. Ka edhe nga ato ku nuk kemi të njëjtat pikëpamje, sigurisht që çështja e Kosovës është një nga ato. Ju e dini që Mali i Zi e ka njohur Kosovën në vitin 2008. Ajo që është e rëndësishme për mua është që tensionet në veri të Kosovës të vihen nën kontroll dhe të ndodhë depërshkallëzimi. Ne e mbështesim sinqerisht dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Milatoviqi.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Serbi, është pritur në mënyrë ceremoniale nga homolgu i tij.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika