Milatoviq s’dha detaje për takimin me Osmanin, kritikohet nga ish-diplomati malazez

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, është kritikuar nga politikani malazez Miodrag Vlahoviq për mosdhënien e detajeve në lidhje me takimin e tij me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Paqes në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe liderë të tjerë botërorë janë duke qëndruar në Zvicër, ku po marrin pjesë në Samitin e Paqes.

Në kuadër të këtij Samiti shumë nga liderët kanë shfrytëzuar rastin edhe për takime bilaterale mes vete.

Një takim i tillë u zhvillua edhe mes Milatoviq dhe Osmanit.

Por, presidenti malazez vendosi të mos e përmend fare takimin me presideten e Kosovës, krahas shumë takimeve tjera që ai përmendi.

“Përfitova nga pjesëmarrja në Samitin e Paqes për Ukrainën për të biseduar me zyrtarë të shumtë rajonalë dhe botërorë në margjinat e aktivitetit, duke pohuar kontributin që Mali i Zi jep në politikat e stabilitetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Si President i Malit të Zi, jam krenar për faktin se vendi ynë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, perceptohet si një partner i besueshëm, e ardhmja e të cilit është e lidhur padiskutim me anëtarësimin e afërt në BE. Dora e miqësisë dhe bashkëpunimit mbetet e shtrirë për të gjithë miqtë tanë!”, ka shkruar Milatoviq.

E ndaj kësaj sjellje të tij, ka reaguar ish-diplomati malazez, Miodrag Vlahoviq.

Vlahoviq në një postim në “X” ka shkruar se ishte një takim i vërtetë e jo ato kur këmbë fotografohesh me ndonjë liderë.

“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni “bisedë”. Nuk e pashë tweet-in tuaj?”, ka shkruar Vlahoviq.

Ai më pas i është drejtuar presidentes Osmanit të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe ia ka uruar Bajramin.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani kishte njoftuar për takimin që kishte pasur me homolgun malazez, Milatoviq.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, kishte shkruar Osmani në Facebook.

Liderët botërorë shpresojnë të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika