Miliarderja vietnameze dënohet me vdekje për mashtrim me mbi 40 miliardë euro

Ishte gjyqi më spektakolar i mbajtur ndonjëherë në Vietnam, që i përshtatet një prej mashtrimeve bankare më të mëdha që bota ka parë ndonjëherë.

Pas portikut të verdhë madhështor të gjykatës së epokës koloniale në Ho Chi Minh City, një agjente e patundshmërive vietnameze (67-vjeçare) u dënua me vdekje të enjten për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të vendit gjatë një periudhe 11-vjeçare.

Është një vendim i rrallë – ajo është një nga gratë e pakta në Vietnam që është dënuar me vdekje për një krim me jakë të bardhë.

Vendimi është një pasqyrim i shkallës marramendëse të mashtrimit.

Truong My Lan u dënua për marrjen e 44 miliardë dollarëve ( 40, 9 miliardë euro) kredi nga Banka Tregtare Saigon. Vendimi kërkon që ajo të kthejë 27 miliardë dollarë, një shumë që prokurorët thanë se mund të mos rikthehet kurrë. Disa besojnë se dënimi me vdekje është mënyra e gjykatës për ta inkurajuar atë të kthejë disa nga miliardat e humbura./BBC

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika