Miller: Pretendimet e Serbisë për juridiksion ligjor në Kosovë shkelin detyrimet e dialogut

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se Serbia po shkel detyrimet e dialogu duke pretenduar juridiksion ligjor mbi Kosovë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, ka shprehur shqetësim për veprimet e fundit të Serbisë, duke i thënë se po shkel detyrimet e dialogut me pretendimet për të gjykuar krimet në Kosovë.

Miller theksoi se Shtetet e Bashkuara pajtohen me Bashkimin Evropian për projektligjin e Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë, duke e cilësuar atë si një shkelje të qartë të detyrimeve që dalin nga procesi i dialogut.

“Ne pajtohemi me BE-në që projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor në Kosovë shkel detyrimet e dialogut. Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, duke përfshirë Asociacionin dhe zgjidhjet për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, ka shkruar Miller në X.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika