Millorad Dodik konfirmohet president i Republikës Sërpska

Dodik, u shpall zyrtarisht presidenti Republikës Sërpska pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës

Millorad Dodik, president i Republikës Sërpska në, Bosnjë dhe Hercegovinë. Foto: AP





Ka përfunduar rinumërimi i votave për presidentin dhe nënkryetarët e Republikës Srpska, pas së cilës është konstatuar se kandidati i SNSD-së Milorad Dodik ka marrë shumicën e votave, tha Vanja Bjelica Prutina në seancën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. KQZ).

Dodik, u shpall zyrtarisht fitues i presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës, raporton DË.

Raporti për rinumërimin e votave është miratuar në seancën e 73-të të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës.

Në periudhën paraprake, qendra kryesore e numërimit në Zetra ka rinumëruar votat nga më shumë se 2000 qendra votimi për nivelin e presidentit të RS-së, gjatë së cilës janë konstatuar parregullsi të ndryshme, si paketimi i gabuar i fletëve të votimit dhe qeseve, fletë votime të falsifikuara dhe të ngjashme.

Për të gjitha parregullsitë është njoftuar Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës. Më së shumti kundërshtime ndaj raportit nga Qendra Kryesore e Numërimit ka pasur anëtarja e CIKA-s, Vanja Bjelica Prutina, e cila tha se është paraqitur vetëm një paraqitje tabelore e rezultateve, pa analizë më të thellë.





Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika