Këngëtarja e mirënjohur ndër vite, Mimoza Shkodra, ka publikuar projektin e fundit muzikor të titulluar “I pabesë”.

“I pabesë” mban titullin kënga e fundit, duke e shoqëruar edhe me videoklip.

Paraqitja e saj në projektin e saj, ishte unike dhe me veshje të mahnitshme skenike.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Petro Xhori, kurse për ‘beat’-in dhe miksimin është kujdesur Xhumill.

Masterizimi ndërkohë është bërë nga Johan Bejerholm me video të kompletuar nga Magic Pro.

Këtë projekt tashmë mund ta gjeni në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera muzikore.

Mimoza nga ana tjetër kishte kohë që nuk ka qenë e angazhuar dhe që nuk solli ndonjë projekt për fansat.