Minatorët e Kishnicës ndalojnë punën, kryejnë tre punë e paga iu vonohet me muaj

Punëtorët e flotacionit në minierën e Kishnicës kanë hyrë në grevë për shkak të vonesës së pagave për muajin mars. Ata shprehen të zhgënjyer dhe të lodhur nga përsëritja e kësaj situate, duke theksuar vështirësitë ekonomike dhe mungesën e investimeve nga menaxhmenti. Ndonëse pagat u janë ekzekutuar gjatë ditës, flotistët po vazhdojnë grevën deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.

Lopatave që filtrojnë plumbin sot nuk po iu dëgjohet zhurma.

Kjo sepse flotistët e minierës së Kishnicës me mëngjes e nisën grevën si rrjedhojë e mosekzekutimit të pagave të muajit mars.

Jasin Vertopi punon këtu së bashku me bashkëshorten e Miniera e Kishnicës mbetet i vetmi burim i të ardhurave.

Vonesat e përmuajshme, ua kanë vështirësuar jetën.

“Dytë i kemi një burim të pagës dhe dytë kemi qenë pa rroga këtë muaj. Kemi obligime, rrymë, ujë, ushqim, kredi, ilaçe, sëmundje. Ka edhe të tjerë që janë të vetmit që punojnë në familje, është problem edhe më i madh se i imi. Vazhdimisht jemi ankuar po ne s’po jetojmë në Zvicër për të pasur pritshmëri. E dimë se s’bëhen”, ka thënë Jasin Vertopi, flotist.

Përpos pagës së rregullt, ata kërkojnë t’i kenë pagat të barabarta me kolegët e Trepçës dhe të ketë më shumë punëtorë të rinj.

“Jam floter qe 21 vjet, kur ka pas hymje të mira kemi nxjerr 70 tonë koncentrat për tri ditë. Sot punojmë 70 ditë e dy tonë nuk i nxjerrim. Problemin e ka menaxhmenti që nuk ka bërë investime. Ka mungesë të punëtorëve. Një punëtor i ka tre vende pune. Unë jam flotist, agjistrator kaniher besa edhe elektricist prej zori”, ka thënë Skender Maliqi, flotist.

“Kërkesa jonë është që pagat t’i marrim njëjtë, të bëhet shpërndarja e barabartë jo dikush të marrë e dikush hiç. E kisha lut z. Ahmeti t’ia bëjë kështu”, ka thënë Sami Sopjani, flotist.

Nga gjysma e ditës, një pjese iu ekzekutuan pagat por puna prapë nuk nisi.

Ata thonë se kështu do të vazhdojnë deri në takim me menaxhmentin.

“Pa ardh kryeshefi nuk punojmë, duhet ai të vijë të sqarojë. Nëse ai premton që për një kohë, se edhe na jemi njerëz kuptojmë se e dimë gjendjen e familjes tonë Trepçës, qysh të na thojnë. Varet prej tyre”, ka thënë Xhevdet Zymeri, kryetar i Sindikatës në Minierën e Kishnicës.

Ndonëse miniera e Kishnicës nga mbetur me pajisje të njëjta që nga viti 1960 e prishjet janë të shpeshta, punëtorët i kanë improvizuar me uniforma të veta.

Por menaxhmenti një përgjigje e ka dhënë vetëm për pagat e vonuara si rrjedhojë e mungesës së buxhetit.

Megjithatë, ekzekutimi u bë gjatë ditës.

“Deri tash pagat nuk i janë dal vetëm flotacioni në Kishnicë për arsyje buxhetore dhe përmbarimore. Sot kemi arritur të finalizojmë edhe pagat për flotacion (pagat për minatorët në Artane dhe personeli i sigurimit janë kryer më herët) pasiqë kemi bërë një eksport me dt:18.04.25 nga njësia Stan Tërg dhe ato mjete po i shfrytëzojmë për njësinë e Kamenices “sot” për këto momente janë ekzekutuar në tërësi”, ka thënë Faton Ahmeti, kryeshef ekzekutiv i “Trepçës”.

Ahmeti nuk i është përgjigjur televizionit rreth mundësisë së një takimi me minatroët dhe as përmbushjes së kërkesave të tjera.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika