Minatorët e Kishnicës pezullojnë grevën e nisur dy ditë më parë, presin nivelizim të pagave

Pezullohet greva e minatorëve në flotacionin e Kishnicës, dy ditë pasi kishte nisur si shkas i pakënaqësisë me pagat e paekzekutuara të muajit mars. Pavarësisht se po në ditën e nisjes së grevës, minatorëve iu kishin ekzekutuar pagat, ata kishin vazhduar për grevë për plotësimin e kërkesave të tjera

Pezullohet greva e minatorëve në flotacionin e Kishnicës, dy ditë pasi kishte nisur si shkas i pakënaqësisë me pagat e paekzekutuara të muajit mars. Pavarësisht se po në ditën e nisjes së grevës, minatorëve iu kishin ekzekutuar pagat, ata kishin vazhduar për grevë për plotësimin e kërkesave të tjera.

Këshilli grevist i përbërë nga Xhevdet Zymeri, Arben Gashi dhe Avni Aliu kanë njoftuar se arsyeja kryesore e pezullimit të grevës janë moshumbja financiare si ndërmarrje si dhe pajtimi për të vazhduar diskutimi social lidhur me kërkesat e shprehura. Sipas njoftimit thuhet se vetëm 20% janë plotësuar kërkesat e Këshillit Grevist të Minatorëve në Kishnicë dhe presin nivelizim të pagave sikurse ajo e Stanitergut.

Greva gë ka filluar me datën 22.04.2025, pezullohet për një afat të pacaktuar. Ne si Këshill grevist në bashkëpunim me punëtorët jemi pajtuar që të vazhdojmë diskutimet social për “plotësimin e kërkesave tona të ligjshme”. Arsyeja e pezullimit është mos të kemi humbje financiare si ndërmarrje por edhe ashtu edhe ne. Kërkesat e këtij këshilli grevist janë realizuar 20% por që presim përkrahje dhe vullnet nga menaxhmenti që të plotësohen kërkesat tona ligjitime dhe bashkëkohore. Lusim menaxhmentin e ndërrmarrjes Trepça SH.A të ketë parasysh dhe mos të ketë diskiminim me paga si në muajt paraprak. Nivilizimi i pagave me Stanitergun te jete prioritet dhe i pa diskutushum dhe i realizushëm në muajt e ardhshëm mbrenda ketij viti”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika