Minatorët e ndërprenë grevën, ndërmarrja “Trepça” publikon detajet e marrëveshjes

Minatorët e Trepçës kanë arritur një marrëveshje me ndërmarrjen "Trepça", duke siguruar rritjen e pagave, shpalljen e konkursit të KE-së dhe përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierën e tyre

Fotografi ilustruese

Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë arritur një marrëveshje me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës pas një greve të gjatë 10-ditore.

Marrëveshja është publikuar me detaje dhe përmban një përmbushje të kërkesave të paraqitura nga ana e minatorëve.

Minatorët kishin paraqitur kërkesat për rritja e pagave të minatorëve nga 6 deri në 10 herë më shumë në muaj, shpalljen e konkursit të KE-së, përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierën e “Trepça”, dhe të tërhiqen vendimet e nxjerra gjatë grevës.

Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pozitivisht ndaj këtyre kërkesave, duke u pajtuar me tre prej tyre.

Një letër zyrtare e publikuar nga Ndërmarrja “Trepça” tregon që Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka trajtuar kërkesat e minatorëve me kujdes dhe është pajtuar me këto tre pika.

Paga e minatorëve do të rritet, konkursi i KE-së do të shpallet, dhe kushtet e sigurisë në minierën e “Trepça” do të përmirësohen në përputhje me kërkesat e paraqitura nga minatorët.

Në lidhje me kërkesën e fundit, Ndërmarrja “Trepça” ka premtuar që do të analizojë dhe shqyrtojë në vijimësi vendimet e KE-së, përfshirë ato të datës 27 tetor 2023.

“Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve jemi në pajtueshmëri të plotë me kërkesat e paraqitura nga ju, sepse janë edhe prioritet tona tashmë. Ne Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve pajtohemi me pikat 1,2,3. Kërkesa e fundit e letrës tuaj ju sigurojmë që do të analizojmë dhe shqyrtojmë në vijimësi vendimet e KE-së, përfshirë ato nga data 27.10.2023”, thuhet në letrën e Ndërmarrjes “Trepça”.

Pas 10 ditësh grevë, minatorët e Trepçës kanë dalë nga nëntoka dhe e kanë ndërprerë protestën.

Gjatë mbrëmjes së enjte, në ndërmarrjen “Trepça” kanë qëndruar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë.

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ishin në grevë që nga data 24 tetor. Pavarësisht rëndimit të gjendjes shëndetësore të tyre, greva kishte vazhduar deri në ditën e 10-të.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika