Minatorët e Trepçës paralajmërojnë protestë para qeverisë të enjten

Këtë të enjte kanë paralajmëruar protestë minatorët e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça” para Qeverisë së Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se protesta do të mbahet për shprehjen e pakënaqësive dhe për mosrealizimin e pagave.

“Marshimi do të fillojë nga sheshi Zahir Pajaziti  – Prishtinë, deri pranë objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj”, thuhet në njoftim. “Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërguar minatorët në një situatë krize për ekzistencë, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojës për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik”, thuhet në njoftim.

Tash e më shumë se dy muaj minatorët e ndërmarrjes publike Trepça nuk i kanë marrë pagat.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika