Minatorët s’po paguhen, “Trepça”: Performanca e ulët, humbjet e borxhet e kanë rënduar gjendjen financiare

Minatorët e “Trepçës” ende nuk kanë marrë pagat e qershorit, duke shkaktuar shqetësim të madh. Udhëheqësia e ndërmarrjes ka njoftuar se po punon për të tejkaluar vështirësitë financiare dhe për të siguruar pagat e minatorëve.

Minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ende nuk kanë marrë pagat e muajit qershor, ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të “Trepçës”. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes punëtorëve, të cilët presin të marrin pagat e tyre në mënyrë që të mund të kthehen në punë.

Udhëheqësia e “Trepça Sh.A.” ka reaguar përmes një komunikate për media, duke njoftuar se po punohet intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare dhe për t’u siguruar që punëtorët të marrin pagat e tyre.

“Udhëheqja e ndërmarrjes Trepça Sh.A. po punon intensivisht për të tejkaluar vështirësitë financiare, në mënyrë që punëtorët të marrin pagat dhe minatorët t’i kthehen punës në minierën me flotacion Trepça-Stan Tërg.

Bordi Mbikëqyrës i cili ka marrë detyrën këtë muaj, po punon ngushtë me menaxhmentin për të zbatuar një plan veprimi emergjent dhe po zhvillon komunikim të vazhdueshëm me aksionarët-Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe punëtorët, për të mundësuar një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate.

Bordi Mbikëqyrës ka treguar përkushtimin e vet, duke takuar organizatën dhe përfaqësuesit e punëtorëve që në marrje të detyrës dhe duke i njoftuar në vazhdimësi për planin dhe veprimet e shpejta që priten të merren”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, gjendja financiare e ndërmarrjes është rënduar nga performanca e ulët e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara.

“Udhëheqja e ndërmarrjes e kupton rëndësinë e kërkesës së minatorëve dhe po punon me përkushtimin më të lartë për t’u dhënë përgjigjen e duhur, për të rifilluar punën e minierës me flotacion Trepça-Stan Tërg dhe për të stabilizuar operimet e ndërmarrjes.

Vërejmë se gjendja financiare është rënduar nga performanca e ultë e prodhimit, humbjet dhe borxhet e grumbulluara. Tejkalimi i situatës kërkon reforma të menjëhershme që sjellin stabilitet operativ dhe financiar”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika