Minatori e cilëson si lloj presioni vizitën e Sveçlës në Trepçë

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Faton Ahmeti, dje ka nënshkruar një vendim me të cilin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje publike.

Shkak i kësaj, sipas menaxhmentit, është bojkoti i punës nga minatorët nga data 10.07.2024 deri më 15.08.2024.

Në vendim thuhet se menaxhmenti synon rikuperimin e gjendjes së krijuar përkatësisht rritjen e sasisë së koncentratit të humbur përgjatë grevës, me ç’rast pushimet e planifikuara gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor, pritet të anulohen.

Në lidhje me këtë, minatori Miftar Mehmeti ka thënë se ky nuk është një vendim i duhur pasi tregon raportet në mes të menaxhmentit dhe punëtorëve.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Mehmeti ka thënë se ky vendim bie ndesh me ligjin.

“Nuk është një gjë e mirë nga ana e menaxhmentit në raport me punëtorët. Ka raste kur kur pushimin e kanë planifikuar për çështje familjare, e kanë lënë në një datë të caktuar. Me anë të këtij vendimi, po bien ndesh me ligjin”, ka deklaruar Miftari.

Vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në këtë ndërmarrje, Mehmeti e ka cilësuar si një lloj “presioni”.

“Në atë ndërrim nuk kam qenë prezent, nuk e di sa është e arsyeshme një ministër i punëve të brendshme të marrë pjesë te punëtorët, është një lloj presioni. Kërkesat tona janë evidente që moti si përmirësimi i kushteve të punës. Kërkojmë nga qeveria aktuale dhe ajo që do të vijë në vijim, që të investojnë në këtë ndërmarrje pasi punojmë në kushte të mjerueshme”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika