Minatori tregon se cilët deputetë ndërmjetësuan marrëveshjen për ndërprerjen e grevës

Ndërprerja e grevës së minatorëve pas 10 ditësh dhe ndërmjetësimi i deputetëve në këtë çështje ishte një ndër temat kryesore të ditës. Minatori Gani Osmani, në studion e emisionit "Rreth e Rrotull", ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj situate

Minatori Gani Osmani, i ftuar në emisionin "Rreth e Rrotull" në RTV ukagjini, më 03.11.2023

Minatori Gani Osmani, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka thënë se mbrëmë pas mesnatës është bërë një marrëveshje në mes të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe drejtorit për Monitorim për Ndërmarrje Publike, inxhinierëve të “Trepçës” e një grupi të punëtorëve.

Ai ka thënë se deputetët e LVV-së që ndërmjetësuan ishin: Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Halil Thaçi.

Osmani ka thënë se deputetët e kanë dhënë një garancion për kërkesën e parë, që ishte mosvonesa e pagave. Sipas tij, deputetët kanë thënë se kjo nuk do të ndodhë më.

Për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv deputetët kanë propozuar që të hapet konkursi, përmes të cilit do të zgjidhet një kryeshef i ri ekzekutiv. Ndërsa, për kërkesën e fundit, përmirësimin e kushteve të punës, Osmani ka thënë se minatorët janë pajtuar që për këtë duhet të presin.

“Në një lloj mënyre, minatorët u kanë besuar deputetëve të Republikës së Kosovës. E kanë ndërprerë grevën, një lloj zhgënjimi dhe nënçmimi e kanë pasë”, ka thënë Osmani, duke shtuar se minatorët nuk i kanë pritur mirë deputetët, sepse, sipas tyre, vizita e tyre mund të ishte në ditët e para të grevës dhe jo pas 10 ditësh.

Kur u pyet se nëse beson që deputetët do t’i mbajnë premtimet e tyre, Osmani u shpreh optimist, por nëse ndodh e kundërta, sipas tij, ky do të ishte “zhgënjim total në pushtet dhe qeveri”, derisa ka ritheksuar se çështja e pakënaqësive të minatorëve mund të zgjidhej “për 10 minuta”.

Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë arritur një marrëveshje me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Trepçës pas një greve të gjatë 10-ditore.

Marrëveshja është publikuar me detaje dhe përmban një përmbushje të kërkesave të paraqitura nga ana e minatorëve.

Lexo dhe: Minatorët e ndërprenë grevën, ndërmarrja “Trepça” publikon detajet e marrëveshjes

Minatorët kishin paraqitur kërkesat për rritjen e pagave të minatorëve nga 6 deri në 10 herë më shumë në muaj, shpalljen e konkursit të KE-së, përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierën e “Trepça”, dhe të tërhiqen vendimet e nxjerra gjatë grevës.

Ndërmarrja “Trepça” ka reaguar pozitivisht ndaj këtyre kërkesave, duke u pajtuar me tri prej tyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika