Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s pritet të mblidhen në Bruksel, shkak ofensiva ruse

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dyditor në Bruksel, i cili fillon më 14 shkurt, pas një mbledhjeje në Gjermani të të ashtuquajturit grupi Ramstein, i përbërë nga dhjetëra vende që kanë ofruar armë për Kievin.

Grupi Ramstein pritet të diskutojë për ndihmën e mundshme të mëtejshme ushtarake, pasi Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj të ofrojnë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë, shkruan Reuters.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se çështja e avionëve do të diskutohet në takimin e NATO-s, në të cilin, do të marrë pjesë edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov.

Stoltenberg, më 13 shkurt, mbështeti raportet e zyrtarëve lokalë ukrainas se një ofensivë e re e madhe ruse kishte filluar. Ai ka thënë se aleanca ushtarake perëndimore nuk parë “asnjë shenjë” se presidenti rus, Vladimir Putin, do paqe.

“Çfarë po shohim është se presidenti Putin dhe Rusia ende dëshirojnë ta kontrollojnë Ukrainën”, ka thënë Stoltenberg.

“Ne shohim se si ata po dërgojnë më shumë trupa, më shumë armë, më shumë aftësi”, ka shtuar ai.

Por, Kievi po pret një ofensivë edhe më të gjerë që mund të ketë në shënjestër, jo vetëm rajonet lindore të Donjeckut dhe Luhanskut, por edhe Harkivin në verilindje dhe rajonin e Zaporizhjës në juglindje.

Në komentet e tij më 13 shkurt, Stoltenberg ka thënë se NATO do t’i rrisë objektivat për grumbullimin e municioneve.

Lexo edhe: Rusia fillon ofensivën e re ndaj Ukrainës

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika