Fluturimin e planifikuar për në Shtete e Bashkuara të Amerikës, nuk do të mund ta realizojnë edhe për një kohë.

Kjo pasi që Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, të parit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi e tre kryetarëve të Komunave iu anulua udhëtimi në Amerikë.

Krejt kjo sepse sipas ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ata duhet të jenë në Kosovë për shkak situatës së krijuar në veri të vendit.

Sipas njohësve të diplomacisë krejt kjo situatë e krijuar është mesazh për Kosovën.

“Nëse ne kemi toleruar targat ilegale për 23 vite në veri të vendit, unë nuk mendoj që është fundi I botës që këto targa të tolerohen edhe 10 muaj të tjerë por në anën tjetër çka është e patolerueshme është ftohja e marrëdhënieve me SHBA-të dhe Bashkimit Evropian”, ka thënë Emir Abrashi – Njohës i Diplomacisë.

Të rëndësishëm rregullimin e marrëdhënieve me aleatët e Kosovës e kanë edhe LDK.

“Asnjë vendim që Qeveria e merr në këto kohëra nuk mund të jetë i duhuri nëse e detyron Departamentin amerikan të reagoj që jemi të zhgënjyer”, ka deklaruar Jehona Lushaku – LDK.

Por, përkundër që zyrtarët shtetëror nuk do të udhëtojnë në Amerikë, këtë do ta bëjnë liderët opozitar.

“ju njoftoj që Abdixhiku me një delegacion të LDK-së do të udhëtoj për në Washington dhe do të vizitoj disa nga institucionet e SHBA-vë”, ka shtuar Jehona Lushaku  – LDK.

Në Amerikë do të udhëtoj edhe I pari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Po. Unë javën e ardhshme jam ne vizite zyrtare ne SHBA”, ka thënë Memli Krasniqi – PDK.

Televizioni ka pyetur Ambasadën amerikane nëse vizita iu ka ndaluar edhe dikujt tjetër por të njëjtit nuk janë përgjigjur.