Ministrat vizitojnë Urën e Ibrit, pritet të mbahet tubim që kërkon hapjen
Pavarësisht kërkesave së SHBA-së, QUINT-it e Bashkimit Evropian për mosndërmarrjen e veprimeve të njëanshme mbi Urën e Ibrit, veprime për hapjen e saj janë nisur këtë të martë. Aty, Qeveria ka ndërmarr hapin e parë duke çuar një kompani private që të bëjë matjen e stabilitetit të urës. Ministra të kabinetit qeveritar u përfshinë sot […]
Pavarësisht kërkesave së SHBA-së, QUINT-it e Bashkimit Evropian për mosndërmarrjen e veprimeve të njëanshme mbi Urën e Ibrit, veprime për hapjen e saj janë nisur këtë të martë.
Aty, Qeveria ka ndërmarr hapin e parë duke çuar një kompani private që të bëjë matjen e stabilitetit të urës.

Ministra të kabinetit qeveritar u përfshinë sot në ngjarjen teknike e në pamjet e publikuara, shiheshin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ai Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi.

Shkurt mediave serbe, ministri Sveçla u tha se tani duhet të kryhen vetëm punë teknike.
“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye të mos hapet, se kur do të hapet kjo është çështje që vlerësohet nga ekspertët”, ka thënë Xhelal Sveçla – Ministër i Brendshëm.
Pos nivelit qendror, edhe në atë lokal, një ish-kryetar komune ka nisur një iniciativë.
Ani pse një datë ende nuk e ka vendosur, Agim Bahtiri thotë se tanimë ka nisur përgatitjen për organizimin e një tubimi për qytetarët.
“Një e padrejtë që po i ndodh Mitrovicës dhe qytetarëve të saj për arsye se ju e dini që kam marrë vendim me qytetarët, ata janë të cilët tregojnë. Iu kam drejtu dhe mu kanë përgjigj me mijëra veta. Te shohim si do e organizojmë. Ata kanë treguar sinqeritet të qartë se ura duhet të liruar. Kjo më shtyen të bëj një këshill organizativ ë këtij tubimi dhe do njoftoheni për datën”, ka thënë Agim Bahtiri, ish-kryetar i Mitrovicës.

E për këtë tubim për të cilin beson se nuk do shoqërohet me incidente, ai thotë se interesim pati edhe nga komuniteti serb.
“Janë disa prej tyre, do jetë për dy qytetet, edhe të jugut edhe të veriut. Do kenë qytetarë të të gjitha nacionaliteteve. Edhe ata e kanë kuptuar se ura e bllokuar nuk i shërben askujt”, është shprehur Bahtiri.
Më i nevojshëm ky tubim sipas Bahtirit, u bë pas reagimit të BE-së me të cilin thotë se u habit.
“Nuk e di pse duhet të negociojmë në Bruksel, kanë përfunduar negociatat. Po habitem nga Bashkimi Evropian sepse nuk ka në botë një organizatë siç është BE të merr vendime për ndërpreje të urës. Nuk më hyn në kokë. Me këtë tubim do i drejtohemi edhe BE-Së e gjithë Kosovës sepse është e pavend dhe e palogjikë”, ka thënë Agim Bahtiri, ish-kryetar i Mitrovicës.
E nga shoqëria civile, këtë veprim të Bahtirit e konsiderojnë të natyrshëm në prag të zgjedhjeve.
“Është një kohë fushate, më shumë për zgjedhje që njerëzi do e përdorin. Tash kanë nisë. Kur e pash thirrjen e Bahtirit si duket do jetë në zgjidhje, dhe tash po e përdorë. Agim Bahtiri njihet për deklarata të tilla. Nuk besoj se qytetarët do bien pre e kësaj thirrjeje veç se Bahtiri ka bërë ftesë”, ka deklaruar Afërdita Syla Shehu, CBM Mitrovicë.

Ura e Ibrit e cila ndanë Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut nuk ka arritur të hapet asnjëherë për qarkullim të automjeteve, ani se për këtë kishte disa herë dakordim e plane përfshirë në kuadër të dialogut me Serbinë.















