Ministri Aliu dhe drejtori i AKK-së vizitojnë komunat veriore
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Avni Ahmeti, këtë të hënë do të vizitojnë komunat veriore të Kosovës. Sipas njoftimit, vizita e tyre vjen me rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyrave Kadastrale Komunale në komunat veriore. “Të nderuar përfaqësues të mediave, […]
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), Avni Ahmeti, këtë të hënë do të vizitojnë komunat veriore të Kosovës.
Sipas njoftimit, vizita e tyre vjen me rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyrave Kadastrale Komunale në komunat veriore.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se sot me datë: 27.11.2023 (E Hënë), ministri i MMPHI-së z. Liburn Aliu, së bashku me drejtorin e AKK-së z. Avni Ahmeti, do të vizitojnë komunat në veri, me rastin e funksionalizimit të shërbimeve kadastrale dhe hapjen e Zyreve Kadastrale Komunale në komunat veriore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, një konferencë pritet të mbahet në komunën e Mitrovicës Veriore, duke filluar nga ora 13:00.















