Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, ka thënë se ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet vendeve në Këshillin e Evropës

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, ka thënë se Franca mendon se në këtë fazë ekziston rreziku që çështja e Kosovës të shkaktojë përçarje ndërmjet vendeve në Këshillin e Evropës.

Barrot u ka thënë gazetarëve para mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Franca është një nga anëtarët e Këshillit të Evropës që e njeh Kosovën dhe beson se në të ardhmen Kosova do të jetë pjesë e KiE-së, raporton Euronews, dega në Serbi.

“Megjithatë, Franca mendon se në këtë drejtim, Kosova ende duhet të kalojë një rrugë të caktuar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, citohet të ketë thënë Barrot.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, të enjten e 16 majit ka njoftuar se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin, të cilin pritet ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit. Kjo është bërë e ditur në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos.

Ministrja Gërvalla ka njoftuar se në Kushtetuese do ta çojnë një draftstatut të përgatitur nga vetë qeveria dhe jo draftin evropian.

Mirëpo, kjo letër e Gërvallës është kritikuar shumë si nga opozita e shoqëria civile po ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare dhe është konsideruar shumë e vonuar për anëtarësim të Kosovës në KiE.

Gjithashtu, edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar për letrën e Gërvallës duke thënë se nuk janë koordinuar me presidenten Osmani.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika