Ministri gjerman i Mbrojtjes: Gjermania e mbështet ushtarakisht Kosovën
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ta. Kështu ministri gjerman iu drejtua presidentes, Vjosa Osmani, gjatë një konference për medie. Pistorius ka theksuar se Gjermania mbështet Kosovën, si në aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak. “Prandaj Gjermania pas […]
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ta.
Kështu ministri gjerman iu drejtua presidentes, Vjosa Osmani, gjatë një konference për medie.
Pistorius ka theksuar se Gjermania mbështet Kosovën, si në aspektin civil, ashtu edhe në atë ushtarak.
“Prandaj Gjermania pas SHBA-së është mbështetje me madhe e Kosovës, si nga aspekti civil edhe ai ushtarak, dhe kjo do të jetë edhe në të ardhmen, këtë ua siguroj, ne tashmë po bashkëpunojmë në shumë fusha. Shembulli më i mirë është Qendra ndërkombëtare e kërkim-shpëtimit dhe marrëveshja për aftësimin e oficerëve dhe nënoficerëve nga Bundeswehr.
KFOR mbetet dhe kështu është bërë e qartë si garantues stabilitet dhe siguri. Ai do të mbetet edhe më tej i pranishëm në Kosovë. Stabiliteti i rajonit dhe i Kosovës është i një rëndësie të veçantë për ne. Ne e dimë edhe nga historia e Evropës në 50 vjetët e kaluara ose jostabiliteti ka luajtur një rol të madh, ka pasur një ndikim të madh të sigurisë në të gjithë Evropën. Prandaj është edhe shprehje e solidaritetin angazhimi i jonë për të kontribuar këtu në këtë mënyrë edhe në të ardhmen. Sa i përket KFOR-it ne kemi deklaruar se do të ofrojmë një kompanisë shtesë e cila do të vijë këtë pranverë dhe do të jetë e gatshme për veprim… roli i KFOR-it është hallka e tretë e sigurisë në vend. Së pari, para së të gjithash, përgjegjës për reagim të përshtatshëm bie mbi forcat dhe institucionet e Kosovës dhe pastaj EULEX”, ka thënë Pistorius.
Ministri gjerman ka kërkuar deeskalimin e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Kërkesa e ditës është deeskalimi’.















