Ministri grek telefonon Lajçakun, flasin për situatën në veri të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, në një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj vizite, Dendias ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias ka thënë se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor këtë javë, pata një bisedë telefonike më parë me emisarin Miroslav Lajçak mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Lidhur me këtë, Lajçak e ka falënderuar Dendias për thirrjen.

“Faleminderit Nikos Dendias për thirrjen sot. Përshëndes vizitën e rëndësishme në këtë kohë”, ka shkruar Lajçak.

Ndryshe, protesta e serbëve në Jarinjë, sipas zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë plan “ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”.

Në një reagim, Bislimi tha se “intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm”.

Megjithatë, sipas tij, ky plan i Serbisë dhe Rusisë u parandalua nga institucionet e Kosovës, në bashkëpunim me aleatët perëndimorë, duke e veçuar ShBA-në.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika