Ministri indian i Arsimit, Dharmendra Pradhan, ka dhënë dorëheqjen pas ditësh protestash në mbarë vendin, në të cilat kërkohej largimi i tij për shkak të dyshimeve për rrjedhje të testeve të provimeve dhe parregullsi në sistemin arsimor të vendit.
Në një postim në rrjetin social amerikan X, Pradhan tha se ngjarjet e 10 ditëve të fundit e kanë trishtuar dhe se kjo “nuk është çështje prestigji personal për mua”.
“Uniteti i kombit duhet të mbetet i paprekur. E ardhmja e asnjë studenti në Indi nuk duhet të përfshihet në ndërlikime ligjore. Fëmijët tanë duhet t’ia kushtojnë kohën studimeve dhe të përqendrohen në ndërtimin e karrierës së tyre”, tha ai.
“Duke marrë parasysh të gjitha këto, ia kam paraqitur dorëheqjen time të nderuarit kryeministër”, shtoi ai.
Protestat po udhëhiqen nga Partia Janta e Buburrecave, një lëvizje e krijuar së fundmi që u shfaq si reagim ndaj komenteve të diskutueshme të kryetarit të Gjykatës Supreme të vendit, i cili i krahasoi të rinjtë e papunë me buburrecat.
Këtë javë, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj për të shpërndarë protestuesit që po përpiqeshin të arrinin në parlament.