Ministri i jashtëm boshnjak kritikon ashpër Serbinë dhe Vuçiqin: Po i fshihni kriminelët e luftës!

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës(BeH), Elmedin Konakoviç, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq, gjatë pjesëmarrjes në një panel në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias në Turqi.

Në prani të ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor ku ishte edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, Konakoviç akuzoi drejtpërdrejt udhëheqjen serbe për qasje të papërgjegjshme ndaj Bosnje dhe Hercegovinës dhe për minimin e marrëdhënieve rajonale përmes glorifikimit dhe mbrojtjes së kriminelëve të luftës.

Ai theksoi se ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore nuk kërkon domosdoshmërisht simpati, por ndershmëri dhe përgjegjësi.

“Nuk mund të gënjejmë dhe të presim besim. Pas gjithçkaje që ka ndodhur gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, që unë e quaj agresion, marrëdhëniet janë thellësisht të dëmtuara. Nëse fshihen apo lavdërohen kriminelët e luftës, nuk mund të flasim për fqinjësi të mirë”, deklaroi ai.

Konakoviç kritikoi edhe veprimet konkrete të Vuçiqit, duke e cilësuar si provokuese paraqitjen publike të tij përkrah figurave të kontestuara nga Bosnja.

Ai përmendi rastin kur Vuçiq doli në konferencë për media me Millorad Dodik dhe Zheljka Cvijanoviç, duke e konsideruar këtë si mungesë respekti ndaj shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Së pari i jep hapësirë një të dënuari dhe më pas flet për ushtrinë më të fuqishme në rajon. A është kjo respekt? A është kjo korrektësi?”, pyeti ai, duke ngritur shqetësime për mesazhet që, sipas tij, nxisin tensione dhe pasiguri në rajon.

Megjithatë, pavarësisht toneve të ashpra, Konakoviç la të hapur mundësinë për bashkëpunim rajonal, veçanërisht në projekte infrastrukturore, ku ekziston interes i përbashkët.

Ai përfundoi duke theksuar se dialogu është i mundur vetëm mbi bazën e pranimit të së vërtetës dhe përgjegjësisë për të kaluarën.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika