Ministri i Jashtëm i Kroacisë viziton Kosovën, të martën takohet me krerët e institucioneve

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do ta presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman

Të martën e nëntë majit, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do ta presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë.

Pas takimit do të ketë konferencë për medie.

Pos saj, Radman të martën do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.

Nga ora 16:15 është paralajmëruar takimi i tij me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika