Ministri i Jashtëm turk: Turqia mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogun me Serbinë

Pas takimit të së shtunës, Gërvalla dhe homologu i saj turk kanë deklaruar se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Turqisë në arsim dhe tregti do të zhvillohet tutje. Njëherësh ministri turk ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Kosovës drejt rrugëtimit në aleancën veri-atlantike

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka bërë të qartë qëndrimin e Turqisë ndaj rrugës euroatlantike të Kosovës duke thënë se e mbështet atë.

Në një konferencë të përbashkët me Zëvendëskryeministren, njëherësh Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ai u shpreh se Turqia gjithashtu mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës.

Të dy kanë trguar se pjesë e bisedimeve të tyre ka qenë edhe zhvillimi i mëtejshëm i mardhënieve bilaterale në arsim, tregti dhe mjekësi.

Ndër të tjera, Çavusoglu ka treguar se përgjatë ditës, ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

“Sot do të kem takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, do të shikojmë mundësitë sesi do zhvillojmë raportet tona. Me zonjën Donika kemi biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve tona bilaterale. Folëm edhe për zhvillimet rajonale dhe ndikimin e tyre bë Kosovë e Turqi. Dua ta përsëris qëndrimin tonë për mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, dhe integrimin e saj në institucione ndërkombëtare dhe organizata euroatlantike”, ka thënë Çavusoglu.

Ai ka thënë se takimet e sotme shënojnë përfundimin e vizitës së tij 5 ditorëshe në vendet ballkanike, vizitë e cila filloi në Beograd.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministri turk ka theksuar zhvillimin e ekonomisë pas marrëveshjes për tregti të lirë e cila ishte nënshkruar qershorin e vitit të kaluar, marrëveshja e cila rriti tregtinë me 53% dhe dyfishoi eksportin e Turqisë.

“Çerekun e këtij viti, eksporti i Kosovës është dyfishuar. Nuk mjaftohemi me këtë sepse ne mendojmë që Kosova ka akoma për t’i ofruar Serbisë”, ka thënë ministri turk.

Ndër të tjera, Gërvalla ka falenderuar ministrin turk për ndihmën e dhënë gjatë pandemisë duke thënë se Turqia ishte ndër vendet e para që i ndihmoi Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Gërvalla kishte mirëpritur në Prishtinë, homologun turk, ministrin e Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, të shtunën.

 

​Ministri i Jashtëm turk do t’i takojë Osmanin e Gërvallën

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika