Ministri i Jashtëm ukrainas: Do të bëj gjithçka për të fituar luftën në vitin 2023

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se “Çdo luftë përfundon në mënyrë diplomatike dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve"

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, të hënën e 26 dhjetorit ka thënë se qeveria e tij po synon të ketë një samit paqeje deri në fund të shkurtit, mundësisht në Kombet e Bashkuara me Sekretarin e Përgjithshëm, António Guterres si ndërmjetës të mundshëm, rreth përvjetorit të luftës së Rusisë.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba ka thënë për Associated Press se ishte “absolutisht i kënaqur” me rezultatet e vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në ShBA javën e kaluar.

Ministri Kuleba ka thënë se gjatë intervistës në Ministrinë e Jashtme se Ukraina do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar luftën në 2023, duke shtuar se diplomacia luan gjithmonë një rol të rëndësishëm.

“Çdo luftë përfundon në mënyrë diplomatike”, ka thënë ai. “Çdo luftë përfundon si rezultat i veprimeve të ndërmarra në fushën e betejës dhe në tryezën e bisedimeve”.

“Kombet e Bashkuara mund të jenë vendi më i mirë për mbajtjen e këtij samiti, sepse këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një favor ndaj një vendi të caktuar”, ka shtuar ministri ukrainas duke shtuar se “Kjo ka të bëjë me të vërtetë për të sjellë të gjithë në bord”.

Ministri Kuleba u pyet nëse do ta ftonin Rusinë në samit dhe ai u përgjigj se fillimisht ai vend do të duhej të ulet për t’u ndjekur penalisht për krime lufte në një gjykatë ndërkombëtare.”Ata mund të ftohen në këtë hap vetëm në këtë mënyrë”, ka potencuar ai.

Për rolin e Guterres, Kuleba ka theksuar se “Ai e ka dëshmuar veten të jetë një ndërmjetës efikas dhe një negociator efikas, dhe më e rëndësishmja, si një njeri me parime dhe integritet. Kështu që ne do të mirëpresim pjesëmarrjen e tij aktive”, raporton pbs.

Ministri i Jashtëm i ka minimizuar sërish komentet e autoriteteve ruse se janë gati për negociata. “Ata thonë rregullisht se janë të gatshëm për negociata, gjë që nuk është e vërtetë, sepse gjithçka që bëjnë në fushën e betejës dëshmon të kundërtën”, ka shtuar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika