Ministri i Kurtit feston me tre gishta në një ndejë (PAMJE)
Një ndejë private në Shtërpcë, javën që shkoi, ku i pranishëm ishte edhe Nenad Rashiq, u manifestua me ngritjen e tre gishtave gjatë pozimit për fotografi. Veprimin me simbolin “problematik” serb e bëri edhe vetë Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë Kurti II. Fotografinë e Ministrit në detyrë, Nanad Rashiq, ku ai […]
Një ndejë private në Shtërpcë, javën që shkoi, ku i pranishëm ishte edhe Nenad Rashiq, u manifestua me ngritjen e tre gishtave gjatë pozimit për fotografi.
Veprimin me simbolin “problematik” serb e bëri edhe vetë Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë në detyrë Kurti II.
Fotografinë e Ministrit në detyrë, Nanad Rashiq, ku ai shihet bashkë me një person tjetër duke i ngritur tre gishtat janë publikuar nga Reporteri.
Fotoja në fjalë ishte publikuar, por më pas është zhdukur nga rrjetet sociale.
Simboli i tre gishtave u përdor gjatë fushatave nacionaliste serbe, veçanërisht nga forcat ushtarake dhe paramilitare gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje, duke u shndërruar në simbol të nacionalizmit serb dhe shpesh u perceptua si provokim nga shqiptarët, kroatët, boshnjakët dhe të tjerë që vuajtën nga agresioni serb në rajon.

Në këtë kontekst, “tre gishtat lart” nuk ishin më simbol i besimit, por shprehje krenarie etnike apo dominimi, madje edhe urrejtjeje ose përçmimi ndaj popujve të tjerë në Ballkan.
Për më tepër edhe politikanë serbë, si krimineli serb i dënuar nga Haga, Vojislav Sheshel jo rrallë herë e përdornin këtë simbol si formë nxitje të tensioneve dhe propagandës, duke i ngritur lart tre gishtat publikisht në mitingje, fjalime dhe para kamerave, shpesh gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, përfshirë edhe gjatë luftës në Kosovë.
Ky simbol edhe sot shpesh shihet në stadiume, protesta, ose manifestime nacionaliste serbe. /Reporteri.net/.















