Ministri i Mbrojtjes: Rastësisht jemi takuar me Dejona Mihalin, nuk ishte shefi i AKI-së në takim
Ministria e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka mohuar faktin që ishte në një takim sot (e diele) me Dejona Mihalin nga LVV së bashku me Shefin e AKI-së, Petrit Ajeti. Maqedonci në një lidhje për KALLXO.com ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm por tha se Ajeti nuk ishte prezent aty siç u pretendua në […]
Ministria e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka mohuar faktin që ishte në një takim sot (e diele) me Dejona Mihalin nga LVV së bashku me Shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Maqedonci në një lidhje për KALLXO.com ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm por tha se Ajeti nuk ishte prezent aty siç u pretendua në një media.
Gjatë ditës së sotme gazeta online Paparaci ka publikuar një video- inicizim e që pretendon në një takim që është mbajtur sot në mëngjes me Dejona Mihalin një figurë të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti, Ministria e Mbrojtjes Ejup. Maqedonci dhe këshilltari i tij Durim Adullahu.
“Jo, realisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djal të dajës dhe një ish koleg, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit që kanë qenë të lirë për përditshmëri”- ka thënë Maqedonci për KALLXO.com.
Tutje ai shtoi edhe se Durim Abdullahut i referohet si këshilltari i tij që duket në tavolinë, në faktin Maqedonci të familjes, konkretisht djalë të dajës.
“Vendi ka kamera të njerëzve dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me marrë”- tha tutje Ejup Maqedonci.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka shkurt ka thënë se lajmi se Mihajli dhe Ajeti janë në një tavolinë është lajm i rremë.
KALLXO.com ka tentuar që të marrë një përgjigje edhe nga shefi i AKI-së, Petrit Ajeti por ka qenë i pakësuar përmes telefonit.
Dejona Mihali, është koordinatore e komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), përcjell Dukagjini.















