Ministri i Mbrojtjes së Malit raportohet i vrarë në një sulm të madh gjatë fundjavës

Ministri i Mbrojtjes së Malit, Sadio Camara, është vrarë në një sulm të kryer nga një bashkëpuntor i Al-Kaedës në shtëpinë e tij pranë bazës kryesore ushtarake jashtë Bamako-s, kanë raportuar të dielën Radioja franceze RFI dhe dy të afërm të tij.

Sulmi ka ndodhur në Kati, rreth 15 kilometra në veri të kryeqytetit Bamako, dhe sipas raportimeve, është pjesë e një operacioni më të gjerë të grupit xhihadist Jama’at Nusrat al-Islam wal-Muslimin (JNIM), i cili dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me një grup rebel të përbërë kryesisht nga Tuaregë.

Analistët dhe diplomatët e kanë cilësuar këtë si një nga sulmet më të mëdha të koordinuara në Mali gjatë viteve të fundit, raporton Reuters.

Të fundit nga rubrika