Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë viziton Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një ceremoni zyrtare, shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do ta presë këtë të premte homologun e tij nga Shqipëria, Pirro Vengu. Në njoftimin për media është bërë e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë […]
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një ceremoni zyrtare, shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do ta presë këtë të premte homologun e tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.
Në njoftimin për media është bërë e ditur se ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 10:00.
Pirro Vengu është emëruar në pozitën e ministrit të Mbrojtjes në fund të korrikut, pas ndryshmive që bëri kryeministri Edi Rama në kabinetin qeveritar.
Në këtë pozitë, Vengu e ka zëvendësuar Niko Peleshin. Ministri aktual i Mbrojtjes së Shqipërisë ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme në Qeverinë Rama.
Ministri i ri i Mbrojtjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën, pritet me ceremoni nga Maqedonci















