Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë i ka dhënë mbështetje Lajçkut për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Ministër i Punëve të Jashtëm i Rumanisë Bogdan Auresku i Rumania e ka mbështetur të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçakun për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për avancimin e bisedimeve që dërgojnë në paqe dhe stabilitet e siguri në Ballkanin Perëndimor. “Takimi shumë i mirë sot me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak për Dialogun […]
Ministër i Punëve të Jashtëm i Rumanisë Bogdan Auresku i Rumania e ka mbështetur të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçakun për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për avancimin e bisedimeve që dërgojnë në paqe dhe stabilitet e siguri në Ballkanin Perëndimor.
“Takimi shumë i mirë sot me emisarin e BE-së Miroslav Lajçak për Dialogun Kosovë-Serbi të dhe për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor . Rumania mbështet fuqimisht emisarin e BE-së në avancimin e Dialogut dhe ne inkurajojmë fuqimisht përpjekjet drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në rajon”, ka shkruar në Twiter kryediplomati i Rumanisë.
Ndërkohë për ketë ka shkruar dhe Lajçak, ka e ka falënderuar ministrin e Jashtme të Rumanisë për mbështetjen që i ka dhënë sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Faleminderit Bogdan Aurescu për mundësinë që sot të shkëmbejmë mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti mbi Dialogun. Mirënjohës për interesin dhe mbështetjen Rumanisë”, ka shkruar në Twiter Lajçak.
Thank you @MAERomania @BogdanAurescu for the opportunity today to exchange on the latest developments in the Western Balkans and in particular on the Dialogue. Grateful for 🇷🇴 interest and support. #MSC2023 https://t.co/9bnxHgx2Td
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 17, 2023















